Ndryshe nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses në ILDKPKI, në deklaratat e pasurisë së ish deputetit të PD Belind Këlliçi nuk figuron pasuria e bashkëjetueses së tij, Anna Shkreli, me të cilën u shfaq edhe në emisione televizive gjatë fushatës për Bashkinë e Tiranës.


Kandidati humbës me 60 mijë vota i dyshes Meta-Berisha, Belind Këlliçi, duket se ka arsye të sikletshme se pse nuk ka deklaruar në ILDKPKI pasurinë e bashkëjetueses së tij, Anna Shkreli, duke thyer detyrimin ligjor, sfiduar ILDKPKI dhe SPAK-un.

Së pari, dhëndri i socialistëve Belind Këlliçi, i njohur edhe si Belo Ezmeri, nofkë që ia ka vendosur Sali Berisha, duhet të deklaronte se partnerja e tij Anna Shkreli ka përfituar para publike nga disa ente shtetërore, si person fizik me nipt M01804027N.


Dy pagesa nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor i ka përfituar gjatë kohës kur partneri i saj Belind Këlliçi ishte deputet i Partisë Demokratike.
Së dyti (dhe ky duket se është edhe sikleti më i madh) partnerja e Belind Këlliçit, Anna Shkreli është paguar, pra ka marrë rrogë nga Bashkia e Tiranës, para të cilës proteston Belo Ezmeri. Konkretisht Anna Shkreli rezulton e punësuar pranë Muzeut të Bashkisë Tiranë “Shtëpia Studio Kadare”.

Anna Shkreli rezulton se është bashkëpronare e disa pasurive të paluajtshme me vlerë qindra mijëra euro.
Ndërkaq, Belind Këlliçi ka deklaruar vetëm një pasuri të paluajtshme një tokë pemëtore 1 mijë m2 në Ibë. Sipas dy deklaratave të pasurisë 2021-2022, Belo Ezmeri fle nën hijen e pemëve në Ibë.
Belind Këlliçi ka deklaruar edhe një makinë në vlerë më të ulët se sa e ka blerë në Gjermani, element që duhet tëy hetohet nga SPAK bashkë me shpenzimet qindra mijëra euro në fushatën për Bashkinë e Tiranës, me burim të dyshimtë.
Vëllai i Belos aktivitet të dyshimtë
Kur Belindi bënte opozitarin kundër qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, vëllai i tij ku Reshard Këlliçi rezultonte i punësuar si këshilltar ligjor pranë shoqërisë AlbGaz me pagë 2 mijë euro në muajt.
Shoqëria AlbGaz është themeluar në janar të 2017-s për të ushtruar aktivitetin si Operator i Sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes të gazit natyror dhe ajo është në pronësi 100 për qind të shtetit shqiptar me aksionet që zotërohen nga Ministria e Infrastrukturës, dega kryesore e qeverisë.
Kur kjo lidhje u ekspozua në media, vëllai i Belind Këlliçit dha dorëheqjen.

Ndërkaq, Reshard Këlliçi kryen faturime si person fizik, me nipt L72321031E. Bëhet fjalë për një biznes të themeluar në 2017 për ofrimin e sherbimeve të konsulences në fushat ligjore, ekonomike, të administrimit të biznesit etj.

Kompanitë e konsulencën janë formë masive e përdorur për pagesa fiktive dhe qarkullimi parash.
A ka përfituar para Reshard Këlliçi si person fizik në konflikt interesi?
A ka marrë para Reshard Këlliçi nga të ashtuquajtur oligarkë, të cilët kanë marrë nga qeveria para dhe prona publike?
Pse Belo Ezmeri nuk i përmend kurrë oligarkët që përfitojnë nga qeveria, por edhe nga Bashkia e Tiranës, para dhe prona publike?-PRAPASKENA
