Helikopteri i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovës, ka sjell pasditen e sotme në spitalin e Traumës nënkomisarin Rrok Frroku, i cili u rrëzua në humnerë teksa kontrollonte për hashash në zonën e Dukagjinit.
Pas 12 orësh operacione dhe me ndihmën e RENEAS, efektivi i Policisë së Shkodrës është nxjerr i plagosur nga humnera ku kishte rënë, në gjendje të rëndë për jetën. Pamundësia e lëvizjes nga toka për shkak të terrenit të thyer, ka bërë që Forcat Speciale të kërkojnë ndihmë nga ajri.
Në Shosh të Dukagjinit ka shkuar helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë por nuk ka mund të ulet për shkak se terreni ishte i thyer. Madje, as nënkomisari nuk mund të lëvizej nga vendi ku ishte sepse terreni pamundësonte kalimin me barelë.
Kur helikopteri i Ministrisë nuk ka bërë dot ulje në zonë, drejt Dukagjinit është nisur helikopteri i Forcave Speciale RENEA, një mjet ajror i modelit MI-8, por dhe ai nuk ka mundur të ulet dot, shkruan neësbomb.al. Gjatë kësaj periudhe nënkomisari Rrok Frroku është mbajtur nën kujdesin e mjekëve, që ishin në terren bashkë me policët.
Menjëherë drejt malësive të Shoshit është nisur helikopteri i specializuar i misioneve të kërkim-shpëtimit të Forcës së Kosovës (KFOR), i cili ka marrë trupin e efektivit të Policisë së Shtetit dhe pak minuta më parë e ka sjell në Tiranë.
Siç shihet nga pamjet, nënkomisari Rrok Frroku është sjell në spitalin e Traumës kur do të marrë ndihmë të specializuar dhe pritet t’u nënshtrohet disa operacioneve, për shkak se ka fraktura të shumta në trup.