
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, njoftoi së fundmi takimin e shumëpritur me babain e saj pas 22 vitesh. Livia postoi në Instagram një foto me të atin, ndërsa përmes një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French”, ish-banorja ka ajo ka rrëfyer emocionet e para dhe gjithçka rreth takimit emocionues.
Fillimisht ajo tregoi se kishte filluar komunikimin me të atin menjëherë pas daljes së saj nga shtëpia e famshme, teksa mes emocioneve, Livia u shpreh se kishte gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën, dhe siç e përshkroi ajo dukej sikur koha kishte ndaluar për ta.
“Tani po filloj të futem tek rruga e ekulibrit, kështu mund ta quaj dhe ndihem shumë mirë. Një takim në fakt që unë nuk e imagjinoja kurrë. Nga BBV kemi filluar komunikimin sa dola unë. Kemi folur dhe e kemi pasur mundësinë dhe e kam thënë që më bënte shumë përshtypje pjesa që flisja me babin sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këto 22 vite.
Është shumë e çuditshme, kam gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën. Kur jemi takuar përqafimi ishte shumë i natyrshëm, sikur nuk jemi ndarë kurrë. Ishte ajo çfarë unë kisha nevojë, jashtë ekranit të telefonit duke ecur në Shkodrën e bukur. Kemi pasur mundësi që të rrinim”, tha Livia.
Më tej, Livia tha se babai i saj e kishte këshilluar atë për të vazhduar përpara, teksa i kishte shprehur dëshirën për t’u bërë gjysh.
“Në fillim më tha jepi forca vetes, ndërto gjërat e tua meqë ke qejf ekranin. Babi më tha dhe një gjë shumë të fortë, që ëndrra e tij është që të bëhet gjysh”, u shpreh ajo.
