Për herë të parë pas 27 vitesh, tifozët në Premier League do të qëndrojnë në këmbë në stadium.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet britanike të cilat njoftojnë se prej muajit janar do të nisë projekt piloti i cili do të lejojë disa klube të projektojnë zona të caktuara të tribunës ku tifozët do të qëndrojnë në këmbë gjatë gjithë ndeshjes.
Në këtë mënyrë, marrin fund sanksionet e edicionit 1994-1995. Sipas atyre rregullave, impiantet e dy kategorive më të larta në Angli duhej të kishin vetëm tribuna me ulëse, për të evituar përsëritjen e tragjedisë së vitit 1989 në Hillsbru, ku humbën jetën 97 persona.