Vetë artistja ka zbuluar se ka bashkuar forcat me producentin dhe këngëtarin e njohur, Stine, për këtë projekt të ri. Rozana ka postuar një foto nga studioja, në të cilën ka punuar këngën e re bashkë me Stinen.

Projekti po shkon drejt finalizimit dhe Rozana ka ndarë në Instagram një pjesë nga refreni i këngës, që nuk është plotësuar ende. Ndryshe nga këngët e saj të mëparshme, ky projekt duket se do të jetë më ritmik dhe ne po presim me padurim ta dëgjojmë Rozanën në këtë version.

Kënga e fundit që Rozana ka publikuar është “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, me të cilën ajo konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2018-të. Në vitin 2016-të ajo arriti të triumfonte në festival me këngën e saj, “Ma thuaj ti”, e cila prekur zemrat e gjithë publikut dhe rrëmbeu çmimin e parë.