Kuvendi i është rikthyer normalitetit. Pas arritjes së një marrëveshjeje mes mazhorancës dhe opozitës, sot pas 5 muajsh deputetët e PD janë parë në Kuvend.

Në rend të ditës sot është përfshirë ngritja e dy komisioneve hetimore, komisionit hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi dhe komisioni për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë të ulur pranë njëri-tjetrit. Në rend të ditës është përfshirë edhe Akti normativ nr.1, datë 21.2.2024 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024””.