Komisioni i Mbrojtjes Civile ka informuar përmes një komunikate zyrtare situatën e zjarreve në qarkun e Kukësit. Në njoftim bëhet me dije se situata e zjarrit në majën e Rrunës u rivendos nën kontroll, kjo fal 6 hedhjeve me ujë të bëra nga ajri nëpërmjet helikopterit.

Njoftim nga Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura  Kukes

Situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës ( Laku i mollave dhe Laku  i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës është :

Megjithë punën e bërë nga forcat zjarrfikse të bashkisë Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës  për mbajtjen nën kontroll të saj. Si rezultat i ndërhyrjes me Helikopter u rivendos nën kontroll vatra e zjarrit duke i ullur intensitetin zjarrit.

Helikopteri sot bëri 6 hedhje me ujë.Nga Prefektura Kukes eshte bere kerkese per nderhyrje perseri nga ajri per neser.