Ushtria e Sirisë tha se po tërhiqet nga qyteti qendror Hama, duke shënuar një fitore të dytë të madhe për një koalicion të ri rebel që gjithashtu mori kontrollin e Aleppos javën e kaluar.

“Gjatë orëve të fundit, me intensifikimin e përleshjeve midis ushtarëve tanë dhe grupeve terroriste dhe rritjen e numrit të dëshmorëve në radhët tona, këto grupe arritën të depërtojnë në disa pjesë të qytetit dhe hynë brenda tij,” tha ushtria siriane në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore SANA.

Aleppo, qyteti i dytë më i madh i Sirisë, u rimor javën e kaluar nga grupet rebele pas një ofensive të papritur që mposhti forcat e Presidentit Bashar al-Assad dhe milicitë aleate.

Ofensiva ishte një goditje e rëndë për Asadin dhe mbështetësit e tij në Iran dhe Rusi, duke ndezur sërish një luftë civile që kishte qenë kryesisht në gjendje të fjetur për vite me radhë.

Hama është e vendosur në mënyrë strategjike në një nyjë kryesore në Sirinë perëndimore-qendrore, duke ofruar linja furnizimi direkte midis kryeqytetit Damask dhe Aleppos.

Top Channel