Gjermania vendos me detyrim vaksinimin anti-Covid.

Lajmi është konfirmuar nga kancelaria, Angela Merkel e cila njofton se vendimi hyn në fuqi nga muaji shkurt për shkak se Gjermania po kalon një situatë shumë serioze dhe duhet të merren masa të menjëhershme.

Gjermania gjithashtu do të vendosë kufizime shtesë kombëtare në kontaktet sociale për të pavaksinuarit, të cilët hyjnë në një regjim të veçantë bllokimi. Në të njëjtën kohë, diskotekat dhe klubet duhet të mbyllen nëse numri i rasteve tejkalon një numër të caktuar, tha kancelarja.

Ajo theksoi se qeveritë gjermane kanë rënë dakord për një akt solidariteti për të zvogëluar numrin e rasteve. Austria u bë vendi i parë perëndimor që i bëri të detyrueshme vaksinat, ndërsa Greqia tha se do të bënte të detyrueshme vaksinat për personat mbi 60 vjeç.