Pas rrëshqitjes së masivit shkëmbor që bllokoi një prej korsive të aksit të ri Qukës–Qafë Plloçë, sot kanë nisur punimet për riparimin e segmentit rrugor.

Punonjësit e kompanisë kontraktore janë në terren dhe po punojnë për heqjen e gurëve dhe dherave të rrëshqitur, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal

Autoritetet kanë bërë apel drejtuesve të mjeteve që kalojnë në këtë aks të tregojnë kujdes të shtuar deri në përfundimin e ndërhyrjeve.

Ndërtimi i kësaj rruge, i cili zgjati 14 vite dhe kushtoi 260 milionë euro, u inaugurua vetëm 28 ditë më parë.