Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur të flasë sot, teksa do të jetë i ftuar në një emision televiziv.
Kjo lëvizje e Berishës duke më shumë si një reagim pas deklaratës së fortë të ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila pas takimit me kryedemokratin Basha, nënkuptoi se ish-kreu i PD-së, tashmë i shpallur non-grata, nuk duhet të jetë pjesë e parlamentit të ri.
Mësohet se Berisha do të flasë në “Ora News” përballë gazetares Beti Njuma edhe për betejën ligjore me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pas vendimit të tij për të shpallur atë dhe familjen e tij si të padëshiruar në SHBA, nën akuzën e korrupsionit. Berisha do të komentojë edhe nismën “Ballkani i Hapur”.