Pavarësisht se kohët e fundit shprehu keqardhje të mëdha për divorcin e tij nga Melinda French Gates, ish-CEO i Microsoft ka konfirmuar marrëdhënien e tij të re me “të dashurën serioze” Paula Hurd.

“Jam me fat që kam një të dashur serioze të quajtur Paula.Ne po argëtohemi. Po shkojmë në Olimpiadë dhe po bëjmë shumë gjëra të mëdha.”tha filantropisti miliarder gjatë një interviste në media.

Lajmi për marrëdhënien  e çiftit filloi të qarkullonte në vitin 2023, rreth katër vjet pas vdekjes së burrit të Hurd ish-CEO i Oracle, Mark Hurd dhe dy vjet pasi martesa e Gates me ish-gruan Melinda French  përfundoi .

Që atëherë, Hurd ka qenë në krah të bashkëthemeluesit të Microsoft në shumë raste duke përfshirë festën e fejesës së Jeff Bezos dhe Olimpiadën e Parisit.

Bill Gates Opens Up About Relationship with Paula Hurd for First Time

Prillin e kaluar, ata madje bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Ceremoninë e 10-të të Çmimit Breakthrough në Muzeun e Filmit të Akademisë.

Aktualisht Paula është e angazhuar në planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve të larta korporative, personale dhe bamirësie.

Ajo ka një ndikim të madh në fushat e filantropisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor dhe është një mbështetëse e rëndësishme e Universitetit Baylor, institucioni i themeluar nga  bashkëshorti i saj i ndjerë, Mark Hurd.

(BalkanWeb)