Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët se pas festave do të shtrëngohen masat për të parandaluar infektimet nga varianti i ri që po përhapet me shpejtësi në vendin tonë dhe në të gjithë Europën.
Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kreu i qeverisë bëri me dije se do të shtrëngohen zinxhirët por pa prekur jetën dhe ekonominë e qytetarëve.
Kriza e pandemisë – “Kemi garantuar një jetë goxha të çliruar nga shtrëngesat duke i dhënë mundësi ekonomisë që të “fluturojë” për tu ringritur në humnerën që u gjendëm vitin e shkuar. Dua të theksoj se sot jemi në kushtet ku po përgatitemi nga një valë e re ku gjithë vendet janë mbyllur pa imagjinueshme, Holanda është mbyllur deri në mes të muajit mars, kjo është e paimagjinueshme. Pas festave disa masa duhen të rimerren pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe të ekonomisë. Paralelisht kemi garantuar vaksina për vitin e ardhshëm, vaksinimi ec mirë por jo siç duhet të ecte. Jemi grati për spitalin e ri infektiv që do të thotë rindërtim nga themelet, modernizim total i tij, sot kemi 56 ambulanca të reja në funksion të shërbimit shëndetësor me një flotë të standardeve europiane pa asnjë ndryshim”, tha Rama.