Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar çështjen penale në lidhje me ankimin e SPAK ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ky i fundit pas hekurave për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, po ashtu dhe të të pandehurve të vetë.

NJOFTIMI I APELIT TE GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 16.05.2024, regjistroi çështjen penale nr. 35 regjistri themeltar, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimeve të ankuesve/të pandehur L.K., P.A., J.Z., M.M., S.G., K.Z., Shoqëria tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248-25, 245-25, 260, 287/2, 328-25 të Kodit Penal.

Sipas shortit të datës 16.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (Anëtare), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare). Seanca gjyqësore publike është caktuar për më datë 05.06.2024, ora 11:30.
(BalkanWeb)