Alvaro Morata u bë mbrëmë “shenjti” dhe “djalli”, duke mbyllur mes kërcënimesh gjithë Kampionatin Europian. Sulmuesi i Juventusit e barazoi ndeshjen me një gol shumë të bukur ndaj axurrëve dhe e çoi Spanjën në kohën shtesë e te penalltitë. Deri këtu ishte “shenjti”. Me humbjen e penalltisë së goditur prej tij, menjëherë u shndërrua në “djall” për tifozët iberikë. Kështu, ai kaloi nga lavdërimet te fyerjet. Komentet përçmuese nuk ishin vetëm për të, por fatkeqësisht edhe për gruan e tij, Alice Campello, dhe tre fëmijët që kanë së bashku.
Modelja italiane, e cila ka veshur fanellën e kombëtares spanjolle në pjesën më të madhe të “Euro 2020”, ka shpërthyer në Instagram për mesazhet e vazhdueshme që ka marrë, për të cilat kërkon “masa serioze”. Komentet ofenduese dhe kërcënuese i ka marrë jo vetëm nga tifozët spanjollë, për performancën e burrit të saj, por edhe nga bashkatdhetarët italianë.
“Sinqerisht nuk po vuaj nga asnjë nga këto mesazhe, me të vërtetë. Unë madje nuk mendoj se është një faktor “italian”, por injorancë. Unë mendoj që, nëse do t’i kishte ndodhur një vajze më të brishtë, do të kishte qenë problem. Sporti është për t’u bashkuar, jo për të shfryrë zhgënjimet tuaja. Unë me të vërtetë shpresoj se në të ardhmen mund të merren masa serioze për këto lloj njerëzish, sepse është e turpshme dhe e papranueshme”, – thotë modelja italiane me forcë.
Përveç kësaj, gruaja e Morata ka bërë publike disa mesazhe që ka marrë, në mënyrë që miliona ndjekës të saj të kuptojnë se çfarë duhet të durojë për punën e burrit. “Burri juaj ka kancer qeni, edhe fëmijët tuaj gjithashtu”; “për fëmijët tuaj një sulm në zemër, të vdesin”; “grua lopë, unë kam turp që ju jeni veneciane. Në vend që të tregoni paratë tuaja, ndihmoni njerëzit, kurvë”; “mos guxo të botosh foto të golit të Morata, përndryshe unë do të vij në shtëpinë tënde dhe do të të djeg”; “Morata bastard “, ishin disa nga komentet që mori.
fax