Luan Rama ka bërë një urim të veçantë gjatë ditës së sotme për liderin historik të socialistëve, Fatos Nano, i cili feston ditëlindjen e 69-të.
Rama shkruan se asnjë fjalë e thënë prej tij nuk do të ishte e mjaftueshme për të shprehur mirënjohjen për Fatos Nanon, të cilit i uron jetë të gjatë dhe shëndet të mirë.
“PËR FATOS NANON, NË DITËN E LINDJES…
Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik!
Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë, dhe festofsh një shekull ditëlindje!”, shkruan Luan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Pas largimit nga LSI, Luan Rama tashmë do ti rikthehet pasionit të tij të vjetër, duke pasur një emision politik në televizion.