Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë ndodhi të enjten, në orën 22:05, me epiqendër 54 kilometra në veri-verilindje të Neapolis, Lassithi.

Epiqendra është afërsisht në të njëjtën zonë me tërmetin 6.1 Rihter në orët e para të së enjtes. Sipas zgjidhjes automatike të Observatorit të Athinës, thellësia fokale ishte 20.5 kilometra. Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 06:19 në orët e para të së enjtes pranë brigjeve të Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhej 56 kilometra në verilindje të Neapolis, Lassithi, me një thellësi fokale prej 60.3 km.

Banorët vrapuan nga shtretërit e tyre, me dëshmitarë që raportuan se tërmeti u pasua nga një gjëmim i fortë, ndërsa shumë prej tyre dolën nga shtëpitë e tyre për të qenë të sigurt.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga lëkundjet e tërmetit teksa shihet kamera e sigurisë e cila është e ngulitur në mur dridhet nga tërmeti.