Nxënësit e klasave të nënta do t’u nënshtrohen provimeve të lirimit, ndryshe nga një vit më parë, kur ato u hoqën nga kalendari i testimeve të detyruara në përfundim të cikleve shkollore.

Një ditë pasi maturantët përmbyllën ciklin parauniversitar, radhën e kanë minimaturantët të cilët sot do ti nënshtrohen provimit të parë, atij të Gjuhës Shqipe.

Për të vijuar më pas me matematikën në datën 21 qershor dhe mbyllet me gjuhën e huaj në datën 25.

Për ata që rezultojnë mbetës, të vitit shkollor apo edhe në njërin nga provimet finale, do të ketë një sesion të dytë, i cili zakonisht mbahet në fund të muajit gusht.

 Edhe pse mbyllin një stad më të ulët, siç është cikli i detyruar, rregullat e provimeve të lirimit janë identike me ato të maturës.

Madje, edhe kohëzgjatja. Secili prej provimeve nis në orën 10:00 dhe zgjat për dy orë e 30 minuta, pra, deri në 12:30.

Për kategori të caktuara nxënësish, si pakicat kombëtare, nxënësit e shkollave bilingustike apo ata me aftësi të kufizuara, udhëzimi parashtron zgjidhje të veçanta për t’iu krijuar komoditet në përputhje me aftësitë që kanë.

ora tv