“Ju garantojmë se kjo konferencë është me e vecanjta e të gjitha të tjerave që kanë qenë. Kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të PD-së, ngjarje kjo absolutisht unike si monument lirie e grave, vajza dhe djemve të lirë që në kundërshim me përballje me narko-shtetin apo të themi më troc me peng kryetarin por edhe me presione të tjera më të pandershme ngrihen si vigan në një Kuvend të2 lirë dhe vendosin të shndërrojnë POD në shtëpinë elirisë. Vendosin të rikthejmë fuqishëm pluralizmin politik në Shqipëri. Ju garantoj se pasthemelimit të PD në 90’ dhe aktivit të saj Kombëtar ky ishte Kuvendi më perëndimor në rafshin e vlerave që sanksionohet në kushtetutën e PD-së. Jehona e këtij kuvendi sic ishte unik në llojin e tij është e jashtëzakonshme në cdo zemër shqiptari. Të gjithë atyre që duan lirinë por duhet tu informoj se personalitetet më të shquara të krahut konservator në europë dhe botë kanë dërguar mesazhe përgëzimi të madh për demokratët shqiptarë. Shpreh kënaqësi për zhvillimin në Shqipëri dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtësisht me PD e rithemeluar në Kuvendin ne jashtëzakonshëm të saj në mënyrë që PD të përmbushë minisionin e saj të madh”, tha Berisha.