Pas presidentit Meta, edhe KQZ-ja i ka kërkuar ministrisë së Brendshme shtyrjen eafatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik.
Një gjë të tillë e ka bërë me dije komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi përmes një postimi në Twitter.
Celibashi:Me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës nga qytetarët, të cilëve në 25 prill 2021 u bëhet i pavlefshëm dokumenti i identifikimit biometrik, KQZ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit biometrik.
Ora news