Qeveria sllovake ka miratuar dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Ukrainë, sipas një deklarate të kryeministrit mëngjesin e sotëm. Vendimi vjen një ditë pasi Polonia tha se do të dërgonte katër avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë gjatë ditëve në vijim.
Kryeministrja e Danimarkës tha gjithashtu ditën e djeshme se vendet perëndimore po diskutojnë mundësinë nëse do të dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë.
“Kjo është diçka që ne po diskutojmë në grupin e vendeve aleate. Është një dëshirë e madhe nga Ukraina,” tha Mette Frederiksen
Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas, u është lutur aleatëve perëndimorë që t’i dërgojnë vendit të tij avionë luftarakë, të cilët ai i përshkroi si “krahë për liri”, si dhe tanke.
Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA përjashtuan mundësinë e dërgimit të avionëve në Ukrainë në janar, por muajin e kaluar Ben Wallace, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, tha se ai është i përgatitur të sigurojë avionë për aleatët e saj në Europën Lindore.
Kjo do t’u mundësonte aleatëve britanikë t’i dërgonin Ukrainës avionët e tyre luftarakë sovjetikë, tha ai.