Pas publikimit të lajmin se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte shpallur non-grata nga Britania e Madhe, vjen reagimi nga kryeministri Edi Rama.Mes ironisë, Rama nuk ka dashur të komentojë më gjatë, ndërsa publikoi kopertinën e librit të diktatorit Enver Hoxha me titullin ‘Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë’.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mosvotimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty nga ana e kreut të PD, Sali Berisha. Në një postim në Twitter, Rama thotë se kjo është “një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës”, taksa aludon se Berisha mund të jetë në listën e politikanëve të sanksionuar nga Britania e Madhe së fundi.
Reagimi i plotë:
Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA) i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty, është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve!
Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike, që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë, Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!
