Pas kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, radhën sot e kishte ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, për të cilin prokurori Dado kërkoi dënimin me tre vite burg. Prokurori Ols Dado i ka kërkuar shpalljen fajtor për “Shpërdorim detyre”, “Refuzim për deklarim dhe fshehje pasurie”.

Për dy zyrtarët e tjerë u kërkua 5 vite burg. Më konkretisht për Jerasimo Bashon, prokuroria kërkon 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim të ardhurash ndërsa për Vezir Gjikokaj 2 vite burg për shpërdorim detyre. Gjithashtu SPAK ka kërkuar konfiskimin e 10 mijë metrave katror tokë dhe një apartamenti.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Goro, në cilësinë e kryetarit të bashkisë Himarë, ka përcjellë pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke tjetërsuar një sipërfaqe toke prej 10 mijë metra katrorë nga pronësia e shtetit në pronësi të subjekteve private me përfitues fundor ish-deputetin Artan Gaçi.

Konfiskim pasurie:

5512 metër katror
5080 metër katror
Apartament Lidhja e Prizrenit

/abcnews.al