Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, reagoi në platformën “X” pas përfundimit të vizitës tetë orëshe në Tiranë.
“Njerëzit tanë janë forca jonë më e madhe dhe programet e shkëmbimit si Fulbright Program janë një investim në adresimin e sfidave tona më të vështira globale. Sot, u takova me të diplomuarit e shkëmbimeve shqiptare, të cilët po punojnë për të ndërtuar një botë më demokratike, paqësore dhe më të begatë”, shkroi ai.