Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet pasagjeri i një automjeti, duke mbajtur në mënyrë të pasiguruar, një ngarkesë, jashtë dritares së automjetit, ju informojmë se:
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin B. S., i cili është dhe pronar i automjetit. Ndaj shtetasit B. S. është vendosur masa administrative 12 000 lekë të rinj, bazuar në pikën 9 të nenit 167, pikën 8 të nenit 162 dhe në pikën 8 të nenit 170, të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.