Të vaksinuarit mund të përdorin aplikacionin NHS si pasaportë vaksine nga e hëna, në mënyrë që turistët të provojnë se kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, në momentin e mbërritjes në pikat turistike.

Sapo të hiqet ndalimi i udhëtimit në vendet e huaja, ata që udhëtojnë mund të provojnë se i kanë marrë të dyja dozat e vaksines.

Ata që nuk kanë një smartphone duhet të telefonojnë mjekun e tyre të familjes për ndihmë.

Pushuesit që janë inokuluar plotësisht kundër Covid do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionin në smartphone NHS si një pasaportë vaksine nga e hëna.

Në Britani ata që nuk kanë smartphone nuk duhet të telefonojnë mjekun e tyre për ndihmë. Në vend të kësaj, ata duhet të telefonojnë 119 për të marrë një dokument, që konfirmon statusin e tyre të vaksinimit.

Udhëzimi zyrtar nga Qeveria i botuar në internet thotë: ‘‘ Ju mund të përdorni statusin tuaj të vaksinimit Covid-19 përmes Aplikacionit NHS falas nga 17 maj.

‘Ju mund të përdorni aplikacionin përmes pajisjeve mobile si smartphone ose tablet./ DailyMail