Pasditen e sotme, në orën 17:00 Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ku pritet të ngrihen dhe komisionet e përhershme parlamentare.
Kryeministri Edi Rama do të prezantoje qeverinë dhe programin, ndërsa në rendin e ditës do të jetë zgjedhja e byrosë dhe përbërja e sekretariateve si dhe caktimi i kryesive të komisioneve të përhershme.
Socialistët dhe demokratët tashmë i kanë bërë publikë emrat e përfaqësuesve të tyre, ndërsa nga 8 komisionet e përhershme, 3 prej tyre do të drejtohen nga opozita.
-Komisioni për çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, do të drejtohet nga demokratja Albana Vokshi.
Nënkryetare do të jetë deputetja socialiste Klotilda Spahiu.
-Komisioni i Medies, do të drejtohet nga Agron Gjekmarkaj.
Nënkryetar do të jetë Petro Koçi.
-Komisioni i Integrimit do të drejtohet nga demokratja Jorida Tabaku.
Nënkryetare do të jetë ish-ministrja e Drejtësisë Drejtësisë Etilda Gjonaj.
-Komisioni i ligjeve, do të drejtohet nga Klotilda Ferhati.
Nënkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi.
-Komisioni i Sigurisë, i është besuar ish-ministrit të LSI-së, tashëm në radhët e opozitës Nasip Naço.
Nënkryetar do të jetë demokrati Flamur Noka.
-Komisioni i Jashtëm, do të drejtohet nga ish-ministrja Mimi Kodheli.
Nënkryetar do të jetë Tomorr Alizoti.
-Komisioni i Ekonomisë, i është besuar Eduard Shalsit.
Nënkryetare do jetë Sorina Koti.
-Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, do ta drejtoje Arben Pllumbi.
Nënkryetar do jetë Helidon Bushati.
Gjithashtu dy kampet kryesore politike kanë propozuar edhe nënkryetarët e Kuvendit. Socialistët do të përfaqësohen nga ish-ministrja Ermonela Felaj, ndërsa demokratët me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj./OraNews/