Persona ende të paidentifikuar kanë goditur me thikë një person pas një sherri, në afërsi të një lokali. Policia thotë se shtetasi E. K ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja u shënua rreth orës 18:50, tek Ish Stacioni i Trenit.
Rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushta shtetasin B. K., dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ora news