Sherri mes Ibrahimoviçit dhe Lukakut më 26 janar në Kupën e Italisë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. E njëjta gjë me sulmuesin e Interit ka ndodhur edhe ditën e djeshme te Belgjika.
Lukaku është përplasur me futbollistin e Greqisë Tzavelas, gjatë ndeshjes miqësore mes dy kombëtareve.
Pas një dueli në mesfushë, Lukaku kapet keq me Tzavelas, teksa duhet ndërhyrja e lojtarëve të të dyja ekipeve për të shuar zërat.
Ata që po ndiqnin ndeshjen e djeshme, menjëherë pas përplasjes mes dy lojtarëve, në mendje iu erdhi episodi i Kupës së Italisë, në Milan-Inter.