Prokurori i ri i Përgjithshëm i Shqipërisë, Osian Çela në Komisionin e Ligjeve ka folur për raportin vjetorë të veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm gjatë vitit 2021, duke nxjerrë në pah disa çështje kryesore.
Çela tha se pastrimi i parave është shqetësimi më i madh në Shqipëri. Ai tha se Prokuroria më e madhe në vend, Tirana me 7 prokurorë nuk po bën asgjë.
Ne ligjet i kemi shumë të mira. Problemi jonë është zbatimi. Policia gjyqësore. OPGJ nuk kishte asnjë të dhënë. Grupi i kontrollit ka qëndruar nga 6 muaj deri në një vit për të gjetur dosjen. Kemi bërë maksimumin. Kemi nxitur në çdo mbledhje. U kam kërkuar kontroll Policisë Gjyqësore. Dhe prokurorët raportojnë dhe kërkojnë masa për ta. Ajo që ne kemi menduar dhe jemi në kontakt me ekspertë. Ne do kemi mundësinë tani të kemi një prokuror dhe një OPGJ.
Nuk mund të fshihen më prokurorët pas justifikimeve ku 5 veta punojnë dhe të tjerët fshihen. Ky do ketë indikator i mirë për ne për të kuptuar ku janë shqetësime.
Pastrimi i pastrave është shqetësimi më i madh dhe unë jam shumë dakord. Çfarë ndodh sot në Shqipëri dhe nga vijnë këto par, nga ndërtohen këta që ndërtohen.
Dhe ka qenë shqetësim që e kam shprehur përmes akteve dhe veprimtarisë sime. Sa referime ka sot nga drejtoria e tatimeve për sanksionet e prokurorisë që merren me pastrimin e parave? 0.
Pse? Këtë bën prokurori i Përgjithshëm të bëjë strukturën. Ti specializojë dhe t’i trajnojë njerëzit dhe e ka bërë. Prokurori i Përgjithshëm nuk heton. Prokurori pret që pas krijimit të infrastrukturës këta njerëz të japin impakt.
Cili është Prokuroria më e dobët sot për pastrimin parave? Është prokuroria më e madhe në vend e paflashme. Ka 7 prokurorë që nuk bëjnë asgjë. Unë nuk mund të bëj asgjë se nuk hetoj dhe inspektoj. Ky është problem. Duhet ta themi. Performon prokuroria e Fierit dhe Durrësit”, tha Olsian Çela.