
Arrestohet një 29-vjeçar në Fushë Krujë pasi pastronte para me burime të dyshimta, duke i dhënë hua me përqindje në biznesin e tij (Exchange dhe argjendari). Gjatë kontrollit fizik në subjekt, policia gjeti bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 1400.41 gramë dhe me vlerë 187 000 euro. Po ashtu u sekuestruan 100 mijë euro (para cash) dhe bizhuteritë.
Sakaq procedohet penalisht, mbi dyshime për bashkëpunim në këto veprimtari, babai i 29-vjeçarit.
Njoftimi:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Operacioni, rezultat i një hetimi 5-mujor, me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
Pastronte para me burime të dyshimta, duke i dhënë hua me përqindje, në biznesin e tij (exchange dhe argjendari), në Fushë Krujë, arrestohet 29-vjeçari.
Në subjekt u gjetën dhe bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 1400.41 gramë dhe me vlerë 187 000 euro.
Sekuestrohen 100 000 euro (para cash) dhe bizhuteritë.
Procedohet penalisht, mbi dyshime për bashkëpunim në këto veprimtari, babai i 29-vjeçarit.
Si rezultat i një hetimi intensiv, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur që prej muajit tetor 2024, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua operacioni “Miniera”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 29 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin A. M., 60 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.
Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari, në bashkëpunim me 60-vjeçarin, nëpërmjet biznesit të tyre exchange dhe argjendari, në Fushë Krujë, pastronte para me burime të dyshuara kriminale. Nga kontrolli, në ambientin e bizneseve u gjetën 100 000 euro cash që jepeshin hua kundrejt përfitimit (me përqindje). Gjithashtu, në këtë biznes shiteshin bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
