
“Mos i ngacmoni patronazhistët, sepse janë të fokusuar te puna”, kjo ishte thirrja e kryeministrit Edi Rama për të gjithë ata që shajnë patronazhistët e PS.
Gjatë fjalës së tij në “Sy m’ Sy”, Rama tha se patronazhistët këtë vit janë në super formë dhe se PS e ka ngritur këtë vit patronazhimin në një tjetër nivel.
Kryeministri tha se patronazhistët janë qelizat e PS.
Teksa vlerësoi punën e tyre, Rama theksoi se ndryshimi mes PS dhe opozitës është se opozitarët sipas tij nuk janë parti.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Edi Rama: Sot PS ka skuadrën më të re, kush do të reja dhe të rinj i ka në skuadrën tonë me shumicë në listën e mbyllur. Ky është ndryshim i madhe me tjerët. Të shkosh të votosh ato moçalishtet e reja që janë hapur me rastin më të mirë çon në parlament një person. Të rinjtë e të rejat janë baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të PS.
Tani një tjetër gjeneratë po rritet happas hap pa hapi në akademinë politike. Kemi bërë transformim radikal të skuadrës që kishim…
Patronazhistët i kemi në super formë këtë vit. Patronazhimin e kemi ngritr në një nivel tjetër, i kam thënë atyre që i shajnë mos i ngacmoni, mos i cysni sepse janë shumë të fokusuar te puna dhe janë vërtetë qeliza të PS dhe kush nuk është në PS nuk e kupton se për çfarë po flas. Një ndryshim shumë themelor mes nesh dhe të tjerët janë se ata nuk janë parti.
