Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ. Anëtarët e opozitës kanë bojkotuar mbledhjen e Komisionit Rregullator dhe kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes deri ditën e hënë, për të shqyrtuar edhe dekretin e Presidentit Begaj.
Anëtarët e opozitës nuk u paraqitën në mbledhjen e sotme, duke bërë që të dështonte për mungesë kuorumi, sepse të pranishëm ishin 3 anëtarë.
në këtë kushte Komisioni Rregullator nuk mund të merrte dot një vendim.
Ndërkohë, më 9 nëntor janë dekretuar zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki në vend.
/abcnews.al/