Kryetari i PD-së Sali Berisha ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e koalicionit me PBDNJ-në e Vangjel Dules për zgjedhjet e 14 Majit.
Partia Demokratike i ka lënë tre zona te lira PBDNJ në jug, në bashkinë Himarë, Finiq dhe Dropull.
Në Bashkinë e Himarës është vendosur për të kandiduar Fredi Bejleri, Thanas Maneka për Dropullin ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se bashkitë do i kthehet qytetarëve, teksa theksoi se të gjithë së bashku do ja arrijnë që t’i japin goditjen fatale sistemit monist.
“Do i japim një goditje fatale sistemit monist, por nga ana tjetër synojmë t’ju kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë. Ti kthejmë bashkitë në shtëpitë e përbashkëta të qytetarëve shqiptare.
Qytetarët e parë të këtyre bashkie të kenë vetëdijen e plot, përgjegjësinë e plotë, për të funksionuar si shërbëtorë të këtyre qytetarëve, për të përdorur në mënyrën më transparente dhe të ndershme të gjitha burimet njerëzore dhe materiale të bashkisë. Kemi shënuar një hap të rëndësishëm në realizimin e objektivave të përbashkëta”, tha Berisha.
Ndërsa, Dule u shpeh optimist për këtë marrëveshje të firmosur duke risjellë dhe njëherë në vëmendje koalicionin e dy partive gjatë vitit qeverisës 2005-2009, ku sipas Dules ishte viti më i suksesshëm.
“Me doktor Berishën dhe me opozitën e bashkuar për zgjedhjet e pushtetit vendor të 14 majit. Është një bashkëpunim dhe do të veçoja bashkëpunimin 2005 dhe 2009 që për këdo është objektiv është 4 vjeçar më i skusesshëm qeverisës në vend. Kjo marrëveshje është bërë në në një kohë kur të drejtat e njerëzve janë në intubim.
Rruga është e gjatë e vështirë, porn a garanton fitoren. Ne me këtë marrëveshje synojmë që komuniteteve lokale tu sjellim kandidatura më të denja që do të punojmë për komunitetin dhe të japin zgjidhje komunitetit”, tha ai.