Partia Demokratike paralajmëron kallëzimin në SPAK të drejtuesit të kësaj strukture, prokurorit Altin Dumani.

PD, përmes një njoftimi për mediat, thotë se përveç kallëzimit ndaj Dumanit, do të kërkojë edhe informacion lidhur me hetimet e SPAK për kallëzimin ndaj Edi Ramës dhe ish-agjentit të FBI-së amerikane, Charles McGonigal.

NJOFTIM:

Nesër më datë 13 tetor, ora 11.00, me cilësinë e Kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike, do bëj një deklaratë për mediat para SPAK dhe ku do depozitoj:

1. Kallëzim penal kundra Altin Dumanit, për shkak se ekzistojnë dyshimet e arsyeshme që lidhen me zhdukjen e dosjes McGonigal, përsa kohë që edhe pas 4 kërkesave, refuzon të kthejë përgjigje, duke konsumuar kështu veprat penale: “Shpërdorim detyre”, “Veprime arbitrare” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

2. Kërkesën e pestë me objekt:
– Dhënie informacioni lidhur me fazën proceduriale të hetimeve të SPAK përsa i përket kallëzimit kundër Edi Rama etj., për çështjen McGonigal datë 21.03.2025.

Ju bëj me dije se kallëzimi edhe kjo kërkesë e pestë, do i përcillet Ambasadës së SHBA akredituar në Shqipëri si dhe Senatit e Kongresit Amerikan.

Për këto dhe surpriza të tjera, ftoj të gjithë mediat që vijojnë t’i shërbejnë interesit publik, të raportojnë këtë lajm shumë të rëndësishëm.

Deri në fund, për Kauzën e rikthimit të Shtetit Ligjor të së Drejtës.