Ilir Meta nga Shkodra:
Kreu i shtetit tha se nuk donte t’i jepte përgjigje reagimit që bëri një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
“Nuk dua të bëj replika as serioze dhe as gazmore është një moment i rëndësishëm për të rindërtuar për të rivendosur për të rehabilituar insitucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje kombëtare apo të përgjithshme vendore por është një proces që përfshin disa nga bashkitë më kryesore të vendit dhe në aspektin gjeografik shtrihet nga Thethi deri në Lushnje”, tha fillimisht Meta.
“Trekëndëshi i Bermudës vijon të takohet”, ishte komenti i Gazment Bardhit pas takimit të Metës me kreun e mazhorancës në Kuvend, Taulant Balla, për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore.
“Në mënyrë të veçantë me KQZ për të pasur një proces shembullor për qytetarët që duhet të marrin pjesë, sepse vota është e shenjtë për qytetarët që duhet të tregojnë forcën dhe vullnetin e tyre. Për të zgjedhur kandidaten ëm të mirë që do të zgjedhin kryebashkiaken më të mirë në 6 bashkitë që është celur gara. Problemet e vendit tonë prej kohësh kanë të bëjë për instituicuionin e votës së lirë si anëtarë të forcave të ndryshme politike., Unë i nxis gjithë aktorët të dëhsmojnë reflektimin e duhur dh etë ketë një proces shembullor. Mos harrojmë dhe të punojmë me Maqedoninë e Veriut për të celur negociatat në Bashkimin Europian, ky është momenti që të reflektojnë të gjithë.
Nuk ka asnjë shmangie të asnjë force politike as të PS as të PD , as LSI, as partisë Republikane që përfaqësohet nga Kuvendi aktual. Është një mundësi për shoqërinë civile dhe grupet e interesit të marrë pjesë në një situatë konkurruese. Të favorizuar janë qytetarët që më 6 mars do të kenë të zgjedhin mes disa kandaiatëve, më 30 qershor se kan pasur këtë mundësi , tani lë të zgjedhin”, tha Meta.