Partia Demokratike ka reaguar pasi Sali Berisha prezantoi sot në Sukth kandidatin Ardian Muka për bashkinë e Durrësit. Në një deklaratë selia blu thekson se Berisha vijon të manipulojë demokratët.
Sipas PD-së “kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.” PD shton më tej se shqiptarët e dinë shumë mirë që Partia Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.
Reagimi i plotë:
Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.
Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama.
Shqiptarët e dinë shumë mirë që Partia Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.