Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj.Me datë 6 qershor, PD do të mbledhë Kuvendin Kombetar, ndërsa ka publikuar kalendarin se kur do të mbahen zgjedhjet për kreun e partisë.
zgjedhjet në degët e partisë do të përfundojnë më 30 prill, ndërsa më 23 maj do të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Datat e zgjedhjeve:
– 23 Maj zgjedhja e Kryetarit të PDSH
– 6 Qershor Kuvendi Kombëtar
Grupi për Rishikimin e Statutit:
1. Gazment Bardhi – Kryetar
2. Oerd Bylykbashi – Anëtar
3. Ivi Kaso – Anëtar
4. Gent Strazimiri – Anëtar
5. Enno Bozdo – Anëtar
6. Elda Hoti – Anëtar
7. Keltis Kruja – Anëtar
8. Adriana Kalaja – Anëtar
9. Marash Logu – Anëtar
10. Franc Nuri – Anëtar






