Me 26 vota pro, 3 kundër të Këlliçit, Kasos dhe Bumçit, 3 abstenime dhe 4 deputetë që nuk pranuan të merrnin pjesë në votim dhe dy që mungonin, Kryesia e PD-së vendosi thirrjen e Kuvendit më 18 dhjetor.
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i ftuar në ’Open’, tha se sot zyrtarisht u kuptua se Partia Demokratike u nda në dy pjesë, në dy entitete. Patozi theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk e do një betejë me Bashën, pasi nëse do ta donte një të tillë, do të shkonte në Kuvend.
“Të dy palët po përdorin statutin si një pazmore për tja hedhur fanatikëve të tyre për të mos marrë mbi vete autorësinë e ndarjes së PD. Ndërkohë, ndarja e PD është e qartë dhe sot ne mund të flasim zyrtarisht për një ndarje. PD ka sot dy entitete të ndryshme, të cilat sot, nesër do të ndahen edhe zyrtarisht. Ajo që prisja unë sot ishte të prononcohej Berisha pas lëvizjes së Bashës. E prisja dhe ndodhi. Ishte krijuar keqkuptim sikur Berisha e kishte ftuar Bashën në duel dhe ky i fundit ishte strukture. Sot kuptuam që të dyja palët duan të ndahen pa u ndeshur sepse të dyja palët kanë marrë nga një anë të statutit. PD duhet ta pranojnë këtë realitet. PD do ketë dy kuvende, të dyja palët janë në të drejtat e tyre për të zhvilluar forume të partive të veta, sepse janë dy parti të ndryshme. Fakti që në mbledhjen e kryesisë kacafytja shkon deri në përleshje fizike dhe fakti që ministrat e të njëjtës qeveri të 10 viteve të shkuara debatojnë se kush ishte më i korruptuar para 10 vjetësh ndërkohë që kanë kaluar 8 vite të qeverisje së Ramës, do të thotë që ata nuk shkojnë! Ju thoja që ndarja mund të jetë shpëtim dhe sot po ndodh. Edhe Sali Berisha nuk do betejë me Bashën se po të donte do shkonte në Kongres!”, u shpreh Patozi.