Ka përfunduar pas 5 orësh mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e Partisë Demokratike në degët lokale në lidhje me dy kuvendet e thirrura brenda një jave nga dy palë tashmë të ndara brenda PD.

Basha u është drejtuar kryetarëve të degëve në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, se kanë vetëm dy zgjidhje, ose të jenë një parti e pranueshme për Perëndimin ose të shpallen parti non grata.

Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë “non grata”. /Abcnews.al