Partia Demokratike ka kërkuar që të ndalojë sipas tyre hakmarrja politike ndaj punonjësve të policisë që “kanë vepruar në përputhje me ligjin për hetimin e rastit të trenit bullgar në Peqin”.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, akuzoi qeverinë se, pas publikimit të një videoje që dokumentonte blerjen e votës në Peqin, strukturat e Policisë së Shtetit janë vënë në funksion të një fushate ndëshkimi ndaj efektivëve që kontribuan në referimin e rastit në prokurori
Deklarata e plotë:
Partia Demokratike dënon hakmarrjen politike ndaj efektivëve që zbatuan ligjin.
Nisur nga deponimet e strukturave të Partisë Demokratike në lidhje me vijimin e procedimit penal të iniciuar pas publikimit të një videoje nga drejtuesi i opozitës, z. Sali Berisha, ku dokumentoheshin materiale zgjedhore dhe para në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit, ju bëjmë me dije se:
Pasi Policia e Elbasanit referoi çështjen në Prokurori dhe kjo e fundit vijoi procedurat për ndjekjen penale të rastit, strukturat e Policisë së Shtetit janë vënë në funksion të një fushate hakmarrjeje politike.