Komiteti i Parlamentar i Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri ka zhvilluar mbledhjen e tij të 17 me 22 janar 2024 në Bruksel.
Në këtë mbledhje u trajtuan çështje si: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Politikat e Zhvillimit Ekonomi, Media, Shoqëria civile, rinia dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.
PE në këtë mbledhje ka miratuar rekomandimet për projekt-rezolutën për Shqipërinë, ku kërkohet që në Reformën Zgjedhore të përfshihet edhe opozita dhe po ashtu Komisionet Hetimore të përdoren për të rritur llogaridhënien.
Parlamenti Europian miraton në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë. Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore:
Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës.
-Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.
–Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.