Prej disa ditësh mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe bota i janë drejtuar Teqesë së Kulmakut dhe Tybes në Malin e Tomorrit, për të kujtuar shenjtorin Abaz Aliun.

Besimtarët bektashinj kanë kryer rritet e shenjta. Janë falur dhe kanë ndezu qirinj tek varri Abaz Aliut, kanë bërë kurban një qengj dhe e kanë ndarë për bamirësi.

“Nga Durrësi, vij nga Belgjika apostfat për këtë ditë. Shkojmë tek varret, bëjmë kurban një qengj, marrim dheun, ndezim qirinjtë. Dheun e shenjtë dhe e mbajmë një vit në shtëpi.”

“Vij vit për vit nga Skrapari, çmimet janë sipas mendjeve.”

“Këtu jam rritur, janë rritur çmimet shumë, 25 mijë lekë pjekja e qengjit.”

Kryegjyshata organizoi këtë paradite një ceremoni që nisi me himnin e flamurit.

Baba Mondi duke përmendur pandeminë, varfërinë dhe luftën në Ukrainë ju tha besimtarëve të kryerjen e vepra të mirë.

“Siç e dini Shqipëria dhe bota po kalon situata të vështira këto kohë varfër, venitje, pandemi e shoqëruar me viktima, probleme ekonomike, deri në luftra të përgjakshme siç është ajo në Ukrainë.

Duhet ti bashkohemi apelit për dashuri dhe paqe, respekt dhe bamirësi. Të shmanget gjuha e urrejtjes dhe mjetet e dhunës, që kjo situatë e vështirë të marrë fund sa më shpejt.”

Kryegjyshi Botëror, Edmond Brahimaj më pas u lut.

Besimtarët ndanë dhe disa urime.

“Ju uroj të gjithë bektashinjve gëzuar festën qoftë një vit i mbarë.”

“Ju uroj të gjithëve gëzuar festën.”

Që prej ditës të premte deri sot në këtë mal të shenjtë të Tomorrit, afro 500 mijë besimtarë kanë kryer rritet fetare. Festa në kujtim të Abaz Aliut vazhdon deri në 25 gusht./abcnews.al/