Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit ka mbledhur rreth 600 mijë besimtarë nga Shqipëria, Diaspora dhe bota, të cilët marrin pjesë çdo vit në ritet fetare të Teqesë së Kulmakut. Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, uroi dashuri, mirësi e paqe për çdo familje.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve në Malin e Tomorrit ka mbledhur edhe këtë vit rreth 600 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora dhe bota. Gjatë 7 ditëve të pelegrinazhit, besimtarët ngjiten në Teqenë e Kulmakut, ku kryejnë ritet fetare, kurbane dhe lutje për shëndet e paqe në familje. Në fjalën e tij, Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi falënderoi besimtarët që janë lutur në malin e shenjtë.

Kulmi i pelegrinazhit shënohet më 22 gusht, ndërsa dita e fundit është 25 gushti.