Peleshi: Dua të nis me nje falenderim për mediat, për pasqyrimin me korrektesë, qytetari, të ngjarjes së fundit.

Sapo vizitova dy ushtarakët.

Gjendja është shumë e mirë, kanë kaluar një natë të qetë, janë gati për të dalë. Ajo ca ka ndodhur , janë afruar te ish uzina për të fotografuar, njëri prej tyre ka kapërcyer rrethimin në mënyrë të paligjshme pasi është zonë ku nuk mund të aksesosh pa autorizim.

Dy ushtarakët e kanë ndaluar. Shtetasi i huaj me pasaporte ruse dhe ukrainase, ka perdorur spray  dhe ka shkaktuar lëndim.

Dy ushtaraket kanë njoftuar policinë. Është bërë ndalimi i tij. Më pas janë ndaluar edhe dy shtetasit e tjerë. Cështja është një ngjarje në kontekstin më të gjerë rajonal. Nuk mund të kaloj si një incident i zakonshëm. Fakti që është reaguar dhunshëm na bën të jemi më të vëmendshem për të hetuar. Do të ketë një deklaratë për ecurinë e hetimeve. Distancohem nga cdo spekulim politik.