Rrugëtimi i Gjermanisë në Kampionatin Evropian të Futbollit “Euro 2024” përfundoi të premten e shkuar mes shumë kritikave dhe pakënaqësive, në sfidën e luajtur kundër spanjollëve.
Një rast i pretenduar nga Kombëtarja e Gjermanisë për penallti, ka nxitur polemika të shumta dhe akuza për mënyrën e arbitrimit.
Për këtë situatë, tifozët e Gjermanisë kanë firmosur një peticion me anë të të cilit kërkojnë heqjen e Anthony Taylor nga lista e gjyqtarëve të UEFA-s. Në peticion, tifozët gjithashtu kërkojnë përsëritjen e sfidës mes Gjermanisë dhe Spanjës.
Ata janë të zemëruar me arbitrin anglez dhe ekipin e VAR për mohimin e një penalltie pasi spanjolli Marc Cucurella preki topin me dorën në zonë, në përpjekje për të frenuar një goditje të fortë të futbollistit gjerman Jamal Musiala.
Spanja thelloi shifrat në 2-1 në minutën e 119, me autor Mikel Merino, duke vulosur fitoren e kontestuar përballë mikpritësve të “Euro 2024”/abcnews.al