Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë.

Ndërkohë 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar me 40 ditë.

Kujtojmë se ky vendim vjen pas kërkesës së grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore për 24 deputetë të PD, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e hënë, dhe djegiien e karrigeve.

Vendimi:

1. “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati me 60 ditë”, duke filluar nga data 03.10.2024 deri më datë 1.12.2024.
2. “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 40 ditë” për deputetët Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho, duke filluar nga data 3.10.2024 deri më datë 11.11.2024.
3. “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë” për deputetin Edi Paloka, duke filluar nga data 3.10.2024 deri më datë 12.10.2024.
4. Ngarkohet “Shërbimi i Sigurisë në Kuvend” dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për zbatimin e këtij vendimi.
5. Ky vendim mund të ankimohet nga deputeti brenda 2 (dy) ditëve pranë Byrosë së
Kuvendit.
6. Ky vendim hyn në fuqi më datë 3.10.2024.

SEKRETARI

Klotilda BUSHKA