Pensionistët gjermanë kanë reaguar ndaj deklaratës së bërë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili në një intervistë për “Der Spiegel” i ftoi ata që të shijonin pensionin e tyre në Shqipëri.

Disa prej tyre kanë folur për emisionin “Sot” në “Euronews Albania” ku deklaruan se nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi u tyre, për të ardhur në Shqipëri. Ata shprehen se nuk kanë informacion se ku ndodhet Shqipëria.

“Unë nuk jam i informuar dhe ende nuk e di se ku është Shqipëria. Jam super i kënaqur në Gjermani dhe dua të jetoj vetëm në Gjermani. Unë jam 73 vjeç dhe nuk kam në plan të ndryshoj diçka. E di që gjithçka do të jetë më e shtrenjtë, por marr një pension të mirë dhe kështu nuk e planifikoj largimin”, deklaruan pensionistët.

Të tjerë thonë se e dinë, por theksojnë problematikat që ka vendi ynë.

“E di ku është Shqipëria dhe i di pak problemet që ekzistojnë aty, por shiko, nuk e di nëse do ta besosh apo jo, por jam 82 vjeç dhe kam një eksperiencë të tillë. Nëse të rinjtë duan të shkojnë atje është zgjedhja e tyre, por ne ose unë si gjerman, nuk mund ta imagjinoj”, tha pensionisti.