Pensionet e ulta vazhdojnë të jetë një teme e diskutueshme në vendin tonë.

Edhe pse në krahasim me disa vite më para pensionet janë rritur paksa, sërisht ato janë minimale dhe me rritjen e cmimeve të produkteve pensionet përdoren vetëm për nevojat më bazike si ilaçet ,faturat dhe për ushqim.

Pensioni mesatar në vend është shumë më pak se gjysma e pagës mesatare, raport i cili shënjestron varfërinë e moshës së tretë. Vështirësitë do të rriten në të ardhmen.

Pensionistët e Elbasanit shprehen se pensionet që marrin janë mjaft të ulta dhe se nuk mund të përballojnë jetesën e tyre me këto çmime që dita ditës janë duke u rritur në të gjithë sektorët.

Shpresa e tyre më e madhe janë fëmijët në emigrim.

Edhe pse disa herë është premtuar për rritje të pensioneve duket se të vetmet të cilat janë rritur janë cmimet. /Egnatia news