Ditën e martë Pentagon tha se po ndjek një raketë të madhe kineze që ka dalë jashtë kontrollit dhe që pritet të rifutet në atmosferën e Tokës këtë fundjavë. Kjo gjë u bë e ditur nga zëdhënësi i Defense Dpartament, i cili tregon se raketa Long March 5B pritet të rikthehet në atmosferë rreth datës 8 maj.
Vendi ekzakt i përplasjes nuk do të jetë i njohur deri në momentin kur mbetjet e saj të jenë disa orë larg përplasjes, por informacionet e reja do të publikohen në Space Track.
Mirëpo nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sipas Jonathan McDowell, një astrofizikant në universitetin e Harvardit, i cili tha se shancet që njerëzit të goditen nga këto mbetje është jashtëzakonisht i vogël për shkak të madhësisë së oqeanit Paqësor, që me shumë mundësi do të jetë vendi ku mbetjet do të përplasen. Parashikimet e tij tegojnë se kjo gjë mund të ndodhë midis datave 8 – 10 maj.
Long March 5B ndihmoi lançimin e Tianhe, modulit kryesor të stacionit hapësinor kinez në 28 prill. Ky stacion pritet të përfundojë në fund të vitit 2022 dhe do të shërbejë si një qendër për studime shkencore për Kinën në dekadën e ardhshme.
Një ngjarje e ngjashme ndodhi në 2018, ku Tiangong-1 u rifut në atmosferë dhe u përplas në oqeanin pranë Tahitit. Për fat të mirë nuk pati asnjë person të lënduar.